Disa fëmijë të një kopshti do të japin një shfaqje në kuadër të festave të fundvitit pikërisht në teatrin 'Turbina'.
Mirëpo, mesa duket probleme ka pasur brenda në sallë, ku fëmijët janë detyruar të qëndrojnë në mes të errësirës dhe të ftohtit.
Ndërkohë, regjisori Kastriot Çipi ka reaguar në "Facebook", ku ka shpërndarë një njoftim në lidhje me situatën duke theksuar se teatri Turbina nuk ka gjenerator.
Sipas tij, prindërit kanë paguar 30.000 lekë qira, por në këmbim kanë marrë vetëm errësirë dhe të ftohtë.
Kastriot Çipi shkruan:
Prindërit e fëmijëve të një kopshti në Tiranë kanë paguar 30.000 lekë qeranë e sallës së vogël të Turbinës, për festën e Vitit të Ri, por ja çfarë kanë marrë… errësirë dhe të ftohtë! Teatri “që plotëson standardet” nuk ka gjenerator.
Publiée par Kastriot Çipi sur Lundi 23 décembre 2019