Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kanosur sot.
Kanosje ndaj Shpend Ahmetit e ka konfirmuar edhe Policia, ani pse ata e kanë theksuar se bëhet fjalë për një person zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës, raporton JOQ Kosova.
“Sot rreth orës 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti.
Ndërkohë, vet Shpend Ahmeti nuk e ka parë të rrugës të reagojë për këtë rast dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje.