Reshjet e dendura të shiut përgjatë ditës dhe natës së djeshme kanë sjellë daljen nga shtrati të lumit Vjosa në zonën pranë Urës së Mifolit.
Për shkak të fryrjes së Vjosës mësohet se është përmbytur pazari i gjësë së gjallë.
Edhe gjatë ditës së djeshme nuk munguan reshjet intensive dhe përmbytjet në vend. Lumenjtë si Ishmi, Erzeni, Shkumbini, Semani dhe Vjosa rrezikojnë të dilnin nga shtretërit. Madje disa lagje të Tiranës Durrësit dhe Lezhës ishin nën ujë.
Problematike ishte edhe situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra, po jetojnë mes lagështirës dhe ujit.