Dhunohet ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, i akuzuar në rastin e famshëm “TNT”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2019, 10:55

Ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës- Shkup, Toni Trajkovski, si i pandehuri i dytë në rastin “TNT” që ka të bëjë me prishjen e objektit “Cosmo”, nuk u paraqit sot në seancën e radhës pranë Gjykatës Penale.

Jovica Straskovski, avokati i ish-kryetarit të Gazi Babës, u paraqit në gjykatë pa praninë e klientit të tij me pretekstin se ai ishte rrahur gjatë javës së kaluar dhe kishte marrë lëndime të dukshme në kokë dhe trup. “Toni Trajkovski është dërguar në Qendrën e Urgjencës në Shkup”, tha gjyqtari Ognen Stavrev, duke lexuar promemorien e avokatit.

Sipas avokatit të Trajkovskit, ai ishte keqtrajtuar të ënjtje dhe kishte marrë plagë të mëdha trupore.

Gjykatësi Ognen Stavrev kontaktoi mjekun që e kishte mjekuar, i cili i tha atij se pacienti ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe ishte duke shkuar për në shtëpi. “Nëse nuk paraqitet për 1 orë, do t’i dërgojmë policinë në shtëpi për ta marrë me forcë”, tha gjykatësi dhe dha një orë pushim.

Rasti TNT ka më shumë se dy vjet që endet nëpër labirintet e gjyqësorit. Në dy seancat dëgjimore të mëparshme, disa nga të pandehurit nuk kishin avokatë dhe u emëruan avokatë shtetëror. Trajkovski e zëvendësoi përsëri avokatin mbrojtës duke caktuar një avokat të ri. Avokatë e rinj kanë kërkuar kohë për të shqyrtuar çështjen duke e vonuar akoma edhe më shumë procesin në fjalë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit