Një 29 vjeçar, banues në Shkodër, është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim. Ai është identifikuar me inicialet P.P. dhe është arrestuar pas bashkëpunimit të Interpol Shqipëria me Interpol Kroacia.
Siç mësohet në mënryë zyrtare, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në nëntor të vitit 2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Ky person u jepte ndihmë shtetasve të huaj për të kaluar në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në Malin e Zi, duke pasur si destinacion vendet e Evropës Perëndimore.
Shërbimet e Policisë Kufitare Shkodër, në shtator të vitit 2018, kanë konstatuar 6 shtetas pakistanezë, të cilët synonin të kalonin në Malin e Zi, të ndihmuar nga shtetasi P. P., i cili pasi i kishte afruar në kufi me Malin e Zi u kishte marrë nëpërmjet kanosjes 720 euro, 2 telefona celularë, si dhe 6 çanta ku mbanin dokumentet e tyre.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë me Interpol Tirana dhe Policinë kroate u bë e mundur kapja e këtij shtetasi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
Foto ilustruese