Djali nga Oklahoma në SHBA reagon me lot gëzimi kur kupton se pas tre vitesh terapie ai po merr pilulën e fundit të kimioterapisë që të luftojë leukeminë akute.
Më 14 dhjetor e ëma e Steven Cotter Jr e xhiroi të birin kur ai shpërtheu në lot në dhomën e ndejës i rrethuar me mbajtës hapash që simbolizonin barna e përdorura me vite e kur kishte mbetur vetëm një e fundit. I riu Cotter, që dëneste i ulur i thotë të ëmës se janë lot gëzimi.
Steven Cotter ishte diagnostikuar me leukemi në moshën 6 vjeç në vitin 2016’të.
Edhe pse nuk dëgjohet se çfarë thotë Steven në atë moment nuk mund të ju ikë emocioni që përjeton ai kur po bisedonte me të ëmën.