Një djalë 2-vjeçar që ishte “alergjik ndaj Krishtlindjeve” do e shijojë këtë vit si të gjithë fëmijët e tjerë. Lukas Wojciechowski vuan nga sëmundja e lëkurës, ekzema, që kur ishte 2 javësh.
Ai nuk mund të qëndrojë pranë lodrave me lesh, push apo pranë xhaketës së Babagjyshit, sepse materialet sintetike i shkaktojnë dhimbje dhe rënie të lëkurës. Në Krishtlindjet e vitit të kaluar, ai i zgjua me çarje lëkure në këmbë dhe me dhimbje të mëdha sa e kaloi të gjithë ditën me lot në sy.
Nëna e tij gjeti zgjidhjen në fillim të këtij viti pasi dëgjoi për një krem në Facebook. Ajo vendosi që ta përdorte për djalin e saj dhe trupi i tij filloi të pastrohej. Kështu i ktheu lumturinë vogëlushit.
Këtë vit, për herë të parë, ai ka shijuar në maksimum sezonin festiv dhe ka shkuar pranë Babagjyshit rreth tre herë.