Donald Trump nënshkruan projekt-ligjin, duhanpirja në SHBA e ligjshme mbi 21 vjeç

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 23.12.2019, 01:49

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një projekt-ligj që rrit moshën e ligjshme nga 18 në 21 vjeç si për pirjen e duhuanit dhe cigaret elektronike me avull.

Projekt-ligji u mbështet pothuajse nga të gjithë në Senatin Amerikan. Administratës amerikane të ushqimit dhe barnave do t’i duhet rreth 6 muaj për të hartuar rregulloren e re. Agjencia më pas ka tre vjet kohë për të punuar me shtetet amerikane në zbatimin e ndryshimeve.

Për habi, projekt-ligji ka marrë mbështetjen e Marlboro, kompanisë së duhanit Altria dhe gjigantit të cigareve elektronike Juul Labs.

Kritikët e duhanit kanë kërkuar edhe ndalimin e shitjes së cigareve me shije të ndryshme. Ata thonë se mbështetja e kompanive të mëdha të duhanit ndaj ligjit për rritjen e moshës në 21 vjeç bëhet që kompanitë të pretendojnë më pas se nuk ka nevojë për masa të tjera ndaluese.

Numri i duhanpirësve dhe konsumuesve të alkoolit në moshë të re në SHBA ka rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit