Maurizio Sarri dhe Juventusi i tij nuk po kalojnë një moment të mirë. Ata u mundën sot nga Lazio 3-1 në finalen e Superkupës së Italisë.
Tekniku i bardhezinjve, shpërtheu në fund të ndeshjes, teksa arbitri i katërt po tregonte edhe minutat shtesë.
Teksa rezultati ishte 2-1 për Lazion, arbitri akordoi 3 minuta shtesë që më pas u bënë 4 por sepse pati karton të kuq dhe goditje dënimi që solli golin e 3-1 për lazialët.
Sipas “Sky Sport”, Sarri u afrua te gjyqtari i katërt dhe i kërkoi llogari, madje duke i folur ashpër.
“Turp të keni, turp!”, i tha ai arbitrit duke i kërkuar më shumë minuta shtesë dhe jo vetëm 3 sa ishin akorduar.