Aktori shqiptar, njëkohësisht edhe një partizan i “Rilindjes” dhe prishjes së teatrit, Laert Vasili, pretendon se është dhunuar nga disa pjestarë të kësaj aleance.
Në Facebook-un e tij personal ai postoi një foto ku shihej me fraktura në qafë, por një video tjetër e ka nxjerrë atë blof. Gjatë debatit, ku Vasili pretendon se është dhunuar nga disa artistë të alenacës për mbrojtjen e teatrit, shhet se aktori i “Rilindjes” nuk shfaqet fare i dhunuar, përkundrazi, ai shihet duke bërtiur me të madhe dhe duke rrahur fort gjoksin se cili është.
Ai largohet nga ambientet e jashtme të teatrit normalisht, dhe pa asnjë shenjë se mund të ishte dhunuar.
Kujtojmë se Aleanca u shpreh se e gjitha ajo ishte një inskenim nga ana e Vasilit, i cili i ka provokuar dy herë duke grisur posterat dhe për këtë shprehen se ka dëshmitar dhe pamje filmike.
Në video shihet gjithashtu se Vasili nuk ranon të shkojë në polici, edhe pse një nga policët kërkon ta shoqërojë. Nga i vjen kjo fuqi Vasilit?
Nuk dihet se kush ia ka urdhëruar këtë shfaqje Vasilit, por që ka dalë vërtet shumë "zbuluar".