E mbijetura e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka njoftuar se sot e kanë përzënë nga shtëpia një grua që ka përjetuar tmerrin e dhunës seksuale njësoj sikurse ajo.
Krasniqi-Goodman, përmes profilit të saj në ‘Facebook’, thekson se gruaja që u dhunua në moshën 13 vjeçare nga militantët serbë tani ka mbetur në rrugë bashkë me fëmijët.
Ajo shton se po të kishte vëllëzërit si të saj, kjo grua nuk do të ishte pa përkrahje.
"Unë shpesh kam medu se qysh kan me reagu njerzit kur te kuptoin se cfar na ka ndodhur ne fmive-vajzave dhe të tjerëve nga kriminelët, dhe kam mendu që të pakten kan me fillu me i përkrahur edhe pse vonë pas 20 vitesh, por eshe sot edhe gjithë kemi nevoi për. Sot kur diten fillova me rutinen e njejt, duke menduar rreth gjerave të përditshme, me thërret njera nga të mbijetuarat e cila ishte vetëm 13 vjeqare gjat luftes, por ajo sot me jap lajmin e trishtueshëm se e kan përzënë nga shtëpia, duke e lanun në rrugë me fëmijë, dhe ky rast më tronditi shumë, dhe unë ndjehem e pafuqishme që të bëjë dicka për atë familje! sikur ajo të kishte vllazni sikur te mit dhe të tjerët kurr nuk kishte me i ndodhun kjo", ka shkruar ajo.
Vasfije Krasniqi Goodman është gruaja e parë që ka folur publikisht për dhunën seksuale që ia kanë bërë sërbet në luftën e fundit në Kosovë. Ajo kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte torturuar dhe dhunuar seksualisht, tani jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.