Ditën e sotme shumë qytete të Shqipërisë u përballën me reshje të shumta shiu dhe erëra të fuqishme.
Pas Tiranës, Lezhës, Beratit e shumë vende të tjera, edhe Elbasani u përfshi në motin e keq.
Raportohet se përroi i Zaranikës ka pasur prurje të jashtëzakonshme, ku uji rridhte me rrëmbim të jashtëzakonshëm.
Edhe në Tiranë, lumi i Lanës ishte gati të dilte nga shtrati si pasojë e shiut të jashtëzakonshëm.