Moti i keq me rrebeshe të forta shiu që pushtoi vendin, pothuajse gjithë mesditën e sotme, ka bërë që të dalë nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë.
Si pasojë janë përmbytur dhjetëra hektarë tokë në fsatinMallkuç.
Po ashtu, është përmbytur fshati Murqinë. Mësohet se 30 banesa në fshatin Murqinë janë të rrethuara nga uji.
Sipërfaqja e përmbytur po zmadhohet pasi prurjet po shtohen. Gjithashtu rruga që lidh fshatrat e përmbytur është bllokuar.