Reshjet e shumta të shiut sollën problematika të mëdha në kryeqytet, ku vendi u përball sot me përmbytje në shumë zona si dhe me një trafik të jashtëzakonshëm.
Ndërkohë, lumi Lana ishte gati të dilte nga shtrati si pasojë e shiut të dendur, ku në lidhje me këtë kanë reaguar shumë politikanë dhe jo vetëm, duke akuzuar qeverinë.
Një ndër ta është edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.
Me anë të një statusi në rrjetin social 'Facebook', ai shkruan se kur ka tërmete dhe përmbytje qeveria dhe bashkia nuk përgjigjen.
Më tutje, Balliu thekson se përmbytjet vijnë si pasojë e projekteve të propagandës të cilët kanë bllokuar rrugën e Tiranës, që përmbytet ne vetëm pak minuta shi.
Balliu shkruan:
Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir. Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi. Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki. Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit. Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën. S’mund të tolerohet më!