Atalanta ka marrë një fitore të madhe mesditën e sotme teksa ka mposhtur me rezultatin 5-0 Milanin.
Kuqezinjtë janë dorëzuar pa kushte ndaj bergamaskëve të Berat Gjimshitit, i cili qëndroi në fushë për 90 minuta dhe bëri një paraqitje fantastike.
Pas vërshëllimës përfundimtare, lojtarët e Milanit kanë dalë kokëulur nga fusha e lojës.
Megjithatë, reagimi më prekës ka qenë i portierit, Xhixhi Donaruma, i cili nuk i ka përmbajtur dot lotët.
Ai la fushën me ngashërim, ndërsa shokët e skuadrës u munduan ta qetësonin.