Milani është për turp, Atalanta e merr me…”shpulla”

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 22.12.2019, 14:27

Tifozët e Milanit vazhdojnë të jetojnë me makthin që i shkakton ekipi i tyre i zemrës nga java në javë. Sot kuqezinjtë janë shpërfytyruar nga Atalanta me rezultatin 5-0 duke bërë një paraqitje skandaloze.

Bergameskët e nisën mjaft mirë ndeshjen, teksa kaluan në avantazh që në minutën e 10’ të takimit, duke gjetur rrugën e rrjetës me anë të Papu Gomez.

Rezultati u dyfishua nga Mario Pasalic, i cili shënonte në minutën e 61’, për t’i dhënë tjetër goditje milanistëve.

Vetëm dy minuta më vonë, Josip Ilicic shënoi për 3-0, duke i dhënë fund dilemës për fituesin në këtë takim. I njëjti lojtar shënoi një super gol në minutën e 72’, duke e çuar rezultatin në 4-0.

Rezultatin final dhe turpërimin e madh të Milanit në këtë ndeshje e vendosi Luis Muriel, duke dërguar topin në rrjetë në minutën e 83′ për 5-0.

Me këtë fitore, Atalanta numëron tashmë 31 pikë dhe e sheh veten në vendin e pestë në klasifikim, kurse Milan mbetet në kuotën e 21 pikëve, në vendin e 10-të, por me 1000 halle mbi supe, teksa askush nuk e di se kur do të dalë ky ekip nga kriza.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit