Stuhia e fortë ka pushtuar disa rrethe të vendit ditën e sotme. Reshjet kanë shkaktuar probleme të shumta edhe në Tiranë.
Lana është fryrë dhe është duke arritur pikën e saj më maksimale. Lumi rrezikon të dalë nga shtrati dhe nëse kjo ndodh, në kryeqytet priten përmbytje të mëdha.
Edhe te Liqeni Artificial niveli i ujit duket se ka shkuar në kuotën maksimale. Ndërkohë reshjet e shiut krijuan problematika edhe në rrethe.