Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Një nënë me dy fëmijë, e cila është shumë e re në moshë ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të përballojë sëmundjen e rëndë nga, e cila po vuan.
Personi që ka shkruar tregon se ajo është vetëm 25 vjeçe dhe se ka dy fëmijë të vegjël që duan nënën e tyre ranë ti rrisë.
Vajza e re quhet Aurela Sinani dhe është diagnostikuar me tumor. Aurela Sinani ka disa seanca kimioterapie për të bërë, por që t’i përballojë ka nevojë për të ardhura. Ndaj kjo nënë me dy fëmijë ka nevojë për shqiptarët.
Seancën e parë të kimioterapisë ajo e nis nesër dhe pas saj ka edhe disa të tjera. Personi që ka shkruar thotë se në organizmin e saj janë gjetur disa shenja tumori.