Burri realizon ëndrrën e rinisë, shkon të bëjë ski për herë të parë në moshën 92 vjeçare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2019, 11:57

Një burrë, i cili jeton prej vitesh në një shtëpi kujdesi për të moshuarit, ka mundur të bëjë realitet ëndrrën e një jete të tërë. Më në fund, vetëm disa muaj para ditëlindjes së tij të 93-të, i moshuari ka shkuar të bëjë ski.

Në pamjet e publikuara duket Robert Trulocke, i cili është ulur në një karrike të veçantë për të bërë ski. Pas tij qëndron një skiator profesionist, i cili e ndihmon që të rrëshkasë lehtësisht mbi dëborë dhe të mos humbasë ekuilibrin.

92-vjeçari, i njohur si Bob, nga Witney, Oxfordshire, gjithmonë ka dashur të provojë të bëjë ski, duke e cilësuar këtë dëshirë të tij si një ambicje që ka pasur kur ka qenë i ri. Por, për shkak të shumë arsyeve, kurrë nuk arriti të relaizonte këtë dëshirë të madhe, deri në këtë moshë.

Burri shprehet entuziast:

Ishte shumë bukur të bëja ski. Kisha kaq shumë kohë që kisha hequr dorë na gjërat që më bëjnë të lumtur. Dua të falenderoj të gjithë ata që mundësuan realizimin e kësaj ëndrre, veçanërisht ekipin e Snozone dhe miqtë e mi të qendrës ku jetoj. Kalova një ditë të mrekullueshme, të cilën nuk do ta harroj kurrë”.

***

Burim: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit