Jeton e vetme, gjyshja 80 vjeçare bën 500 kuti me dhurata për Krishtlindjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.12.2019, 10:59

Fran Claark është një grua 80 vjeçare nga Hengrove, Bristol, e cila jeton e vetme. Ajo ka treguar zemërgjerësinë dhe bujarinë e saj teksa çdo vit e kalon kohën duke mbushur kuti këpucësh me dhurata.

Fillimisht ajo nisi të mbushte kuti me dhurata katër vjet më parë, pasi vuri re një reklamë ku bëhej thirrje për dhurime. Zonja e moshuar ishte ndjerë e vetmuar në atë kohë, pasi ishte zhvendosur në shtëpinë e kujdesit larg familjes së saj.

80-vjeçarja shprehet:

Djali im jetonte përballë meje, kështu që ai dhe nipërit vinin për të më vizituar. Në fillim u ndjeva tejet e vetmuar, por më pas pash një reklamë në lidhje me një apel për kutitë e këpucëve dhe mendova se ishte një ide e shkëlqyer. Më dhanë një dhomë lart për të punuar në këto kuti dhe me të vërtetë më ka ndihmuar”.

Fran i kushton një orë çdo ditë formësimit të kutive me dhurata brenda. Dhuratat ndahen në varësi të moshës, për fëmijët dhe të rriturit.

Fran përdor paratë e saj për të paguar kutitë, por gjithashtu merr edhe kontribut bamirësie për të vazhduar nismën e festave. Gjatë gjithë vitit, gruaja e moshuar mbush plotë 500 kuti me dhurata për Krishtlindjet.

Burim: Metro|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit