Kombëtarja ka pësuar një rritje në vlerën e saj gjatë muajve të fundit sipas përllogaritjeve të "transfermarkt".
Lojtarët që ka në përbërje ekipi kuqezi, janë duke zhvilluar paraqitje të mira dhe kjo ka bërë që vlera e tyre të rritet ndjeshëm.
Duke filluar që nga porta, i pari që po shkëlqen është Thomas Strakosha me Lazion.
Portieri i Kombëtares shqiptare vlen sot 25 milionë euro. Rritje gjithashtu kanë pësuar edhe lojtarë si Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Bare, apo dhe të tjerë.
Nërkaq, në total, ekipi kuqezi e ka rritur vlerën e tij në treg, duke shkuar afro 85 milionë euro.
Natyrisht, bëhet fjalë vetëm për futbollistët që kanë qenë të grumbulluar në listën e fundit nga trajneri Edi Reja për ndeshjet eliminatore.