Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është duke kaluar momentalisht sezonin më të mirë në karrierën e tij.
19-vjeçari po luan si titullar me Veronën, madje duke u paraqitur mjaft mirë dhe kjo ka zgjuar interesimin e disa prej gjigantëve të Serisë A.
Napoli prej kohësh, por së fundmi edhe Interi e Juventusi janë futur në garë për shpërbimet e shqiptarit.
‘Calciomercato’ shkruan të ditur se dy klubet e mëdha italiane po e vëzhgojnë me kujdes yllin e Veronës.
Kumbulla ka një kontratë të vlefshme me Veronën deri në vitin 2022, ndaj kushdo që e do, duhet të paguajë.
E sigurt është se shumë shpejt, ylli shqiptar do jetë pjesë e një klubi të madh europian.