Një denoncim ka mbërritur mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar tregon atë që e cilëson si "krimin e madh që po i bëhet xhamisë 400-vjeçare të Pazarit në Gjirokastër".
Qytetari shprehet se xhamia rrezikon të shembet, pasi ka futur lagështirë dhe kupola me pikturat e saj, janë të mbushura me ujë.
Ai denoncon faktin se fondacioni për rikonstruksionin e xhamisë, i cili ishte 1.5 milion euro, është vjedhur në maksimum.
Sipas tij, punimet janë kryer "shkel e shko", ndërsa në ambientet e objektit të kultit është vendosur një tabelë që tregon xhaminë si 100-200 vjeçare të vjetër dhe jo 400 sa është në të vërtetë.
Më tej, denoncuesi tregon se firma që po rikonstrukton xhaminë, do t'i përfundojë punimet për një javë dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë rregullimet që duhet, me justifikimin se "kanë mbaruar lekët".
Mesazhi i plotë: