“Mini-Shengeni Ballkanik, rilindja e Jugosllavisë”, nesër protestë në Tiranë kundër planit Rama-Vuçiç

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.12.2019, 20:06

Orët e vona të pasdites së sotme kanë mbërritur në Tiranë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të të ashtuquajturit "Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik".

Nesër paradite rreth orës 10:00, pritet që të zhvillohet një takim mes Ramës, Vuçiç dhe Zaev në ambientet e një hoteli në Tiranë.

Klubi i "Patriotëve të Rinj" ka njoftuar zhvillimin e një proteste gjatë nesër në orën 09:30 para hotelit ku do të zhvillohet takimi, për të kundërshtuar planin e Ramës për "Mini-Shengenin Ballkanik".

Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti dhe gazetari, Aulon Kalaja, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale, e cilëson këtë nismë si krijimin e një "Jugosllavie të re".

Protesta do të zhvillohet nën moton "Për shqiptarët, dielli lind në Perëndim".

Reagimi i plotë:

Edhe pse Shqiperia po kalon nje situate te veshtire, si pasoje e termetit me pasoja te renda te 26 nentorit, me nje bilanc prej 51 jete te humbura, kryeministri Rama nuk e anuloi takimin me Vucic. Keshtu qe me 21 dhjetor, ata do te takohen ne Shqiperi. Vendi dhe ora po mbahen sekret nga stafi i Rames. Edhe pse ne jemi prej 23 ditesh ne terren, afer familjeve te prekura nga termeti, duhet te reagojme per kete tradheti kombetare qe po gatuan Rama, per te ashtuquajturin “Mini-Shengen Ballkanik”, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje “Jugosllavi e Re. Po e shpall qe tani, se ne do te organizojme tubim me date 21 dhjetor, dite e shtune. Per vendin dhe oren duhet te prisni nje njoftim tjeter, sepse ende nuk kemi kete informacion. E kemi te drejten morale per te bere proteste sepse jemi patriote shqiptare dhe kemi organizuar tryeza kunder “Mini-Shengenit Ballkanik” neper disa qytete te Shqiiptarise, si Tirane, Shkoder, Elbasan, Gjakove, Fier, Pogradec, Kukes, Berat dhe do te vazhdonim me Vloren me date 27 nentor te muajit qe lam pas, por e nderpreme rrjedhen e tryezave, per arsye se ra termeti. Ne vend qe kryeministri te meret me qytetaret e prekur nga termeti, meret me Vucic dhe Jugosllavine e Re. Kjo eshte nje tradheti tjeter ndaj shqiptareve. Ftojme te gjithe shqiptaret ne proteste. Per shqiptaret dielli lind ne perendim!"

Kujtojmë këtu se, Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë samit, për shkak të deklarateve të Vuçiç për masakrën serbe të Reçakut, duke e mohuar këtë ngjarje, të cilën e cilësoi si "trillim".

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit