Plagoset minatori pas një aksidenti në galeritë e Albchrome, sindikata akuzon kompaninë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 19.12.2019, 19:57

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës fajësoi kompaninë Albchrome për shkeljen e rregullave të sigurisë, pas plagosjes së minatorit Tush Asllani në galeritë e saj. Kompania mohoi akuzat.

Një minator u plagos rëndë në galeritë e menaxhuara nga Albchrome në minierën e Bulqizës. Policia e këtij qyteti njoftoi se “Rreth orës 14.00, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kanë marrë informacion se në minierën e kromit Bulqizë, është aksidentuar gjatë punës shtetasi T.A, i cili është dërguar drejt spitalit të Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar”.

Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës identifikoi minatorin si Tush Asllani dhe tha se atij i kishte rënë në kokë një masiv guri. SMBB akuzoi kompaninë Albchrome se pas grevës së minatorëve pak ditë më parë u kishte ndërruar atyre vendet e punës duke shkelur rregullat e sigurisë, raporton reporter.al.

“Aksidenti që i ndodhi sot Tush Asllanit nuk është i rastësishëm. Pas grevës disa-ditore të minatorëve, në mënyrë të padrejtë dhe duke shkelur Rregulloren e Sigurimit Teknik, kompania Albchrome u ka ndryshuar pozicionin e punës shumë minatorëve. Kjo ka ndodhur edhe me Tush Asllanin, të cilin nga zjarrmtar e kanë detyruar të punojë në proces tjetër, jashtë profilit të tij të punës”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Galeria ku ndodhi aksidenti menaxhohej nga kompania AlbChrome –pjesë e grupit Balfin, që është koncensionari më i madh në zonën e Bulqizës. E pyetur nga BIRN kompania tha se Asllani ishte plagosur lehtë dhe ishte dërguar në Tiranë për kontroll okulistik. Ndërsa mohoi akuzat se ndaj tij ishte marrë masë ndryshimi të pozicionit të punës. “Së dyti, minatori ka qenë në pozicionin e tij të zakonshëm të punës dhe ndaj tij nuk është marrë asnjë vendim për të ndryshuar pozicion”, tha Albchrome përmes një e-maili.

Po minatorë të ndryshëm me të cilët BIRN foli në kushte anonimati thanë se në minierë ishin bërë ndryshime vendesh të punës dhe se Asllani ishte në grupin e atyre që u ishte ndryshuar vendi.

Burime nga spitali i Bulqizës i thanë BIRN se i plagosuri kishte dëmtime kryesisht në kokë dhe në afërsi të syrit të djathtë.

Ndërkohë sindikata bëri me dije se pak ditë më parë kishte paralajmëruar se kompania po ndryshonte vendet e punës të punëtorëve në pozicione të tjera në të cilat ata nuk kishin eksperiencë dhe se ishin jashtë profilit të punës. Ajo tha se këto ndryshime ishin bërë si ndëshkim për punëtorë që kanë bojkotuan punën në shenjë proteste, pas shkarkimit të kreut të SMBB-së dhe një minatori tjetër po pjesë e sindikatës.

“I kemi bërë thirrje kompanisë Albchrome që të ndalë këto praktika ndëshkuese ndaj minatorëve, të cilat ju rrezikojnë edhe jetën”, thotë sindikata. SMBB ka reaguar në faqen e saj në Facebook për këtë problem më 3 dhjetor, ndërsa akuzonte kompaninë se po u ndryshonte vendet e punës minatorëve në formë presioni, ndërsa kjo u rrezikonte atyre jetën.

Në fund në nëntorit, pak ditë pas krijimit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, kompania Albchrome shkarkoi nga puna kryetarin e sindikatës Elton Debreshi dhe disa ditë më vonë edhe përgjegjësin e financave Beqir Duriçi.

Minatorët u futën në grevës pas shkarkimeve duke kërkuar rikthimin në punë të të penalizuarve që sipas tyre po hiqeshin për shkak të angazhimit në sindikatë. Albchrome i mohoi akuzat, ndërsa pas 10 ditësh protesta u ndërpre. Ndërkohë Inspektoriati i Punës ka njoftuar hetim për shkarkimet nga detyra. Po ashtu sindikata po ndjek në rrugë gjyqësore shkarkimin e dy prej drejtuesve të saj.

Aksidentet në zonën minerare të Bulqizës. Prej vitit 2014-të e deri më sot numrohen 27 persona të cilët kanë humbur jetën, disa prej tyre në galerinë e kontrolluara nga Albchrome. Ndërkohë në dy vitet e fundit në galeritë e Albchrome janë raportuar 10 të plagosur përfshi aksidentin e fundit. Kjo është hera e parë në vitet e fundit që një sindikatë reagon me akuza ndaj një kompanie pas aksidenteve.

BIRN gjeti në një shkrim të mëparshëm se megjithëse konstatoheshin probleme për sigurinë në miniera, masat ndaj koncesionarëve ishin kryesisht gjoba, ndërsa faji për aksidentet mbetej mbi viktimat.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit