Flamur Duçi është viktima, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotshëm pranë lokalit të tij në fshatin Mbroje të Korçës. Ai kishte shkuar si çdo mëngjes për të hapur i vetëm lokalin e tij e për të pritur klientët, kur është masakruar nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas policisë, ai është qëlluar disa herë me thikë, deri sa ka ndërruar jetë. Mirëpo, paraprakisht mësohet se autori apo autorët, fillimisht kanë tentuar ta djegin e t'i vënë flakën 45-vjeçarit.
Forcat e policisë kanë gjetur shenja të lëndës djegëse në trupin e tij. Madje, sipas BalkanWeb, në pjesën e sipërme të trupit të Flamurit janë vënë re edhe plagë të djegies, çka të çojnë drejt pistës së zjarrvënies.
45-vjeçari nuk kishte konflikte me njeri. Ai njihej si një njeri i qetë. Flamur Duçit iu bë një pritë dhe më pas u masakrua me thikë. Duçi jetonte vetëm.
Pronari i lokalit u gjet pa jetë nga bashkëfshatarët.
