Ashtu siç pritej, Parlamenti miratoi sot dy projektligjet e quajtura ndryshe nga mazhoranca si "paketa anti-shpifje", një nismë e cila synon vendosjen e kontrollit të plotë të qeverisë mbi mediat online, përmes AMA-s dhe AKEP-it.
Jo më kot sot u emërua në krye të AKEP, Tomas Frashëri, i cili më parë ka mbajtur postin e Shefit të Prokollit të kryeministrit Rama, pas dorëheqjes së Ilir Zelës.
Mirëpo, Frashëri i cili njihet si një bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Rama rezulton se nuk ka asnjë njohuri inxhinierike.
Ky fakt është bërë denoncuar nga gazetarja Arianita Brahaj, e cila ka publikuar në rrjetet sociale CV-në e kreut të ri të AKEP, ku shprehet se ai nuk ka asnjë atribut në komunikimet elektronike.
Reagimi i plotë:
