Profesorët të cilët ia kanë pa hajrin BDI-së në pushtet, thurrin elozhe për të njëjtën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.12.2019, 15:51

BDI ka filluar të diskutojë dokumentet strategjike në programin e saj, për kongresin e ardhshëm të partisë, por ndryshe nga çfarë pritej në opinion, diskutimet i dhanë profesorët universitarë dhe funksionarë të saj. Me elozhe dhe fjalë miradije, të gjithë theksonin njëzëri, se sa ndryshime të reja do të ketë në këtë parti, edhe pse në idetë e ndara me mediat, BDI-ja quhet ende parti tematike, si ajo e dalë nga viti 2001 pas konfliktit, raporton Alsat. Dy rezolutat e para, nga 5 rezoluta të dala nga kongreset e mëparshme të kësaj partie, u vunë sot në debatin e kakofonisë së kësaj partie, “integrimi konsensual” dhe “Vettingu”, që si duket, pavarësisht se të dala nga kongrese të vjetra, tani u ka ardhur koha për tu realizuar.

"Mbi të gjitha është ideja që unë e përshëndes, në drejtim të asaj që dëshmohet që BDI, me këtë e tejkalon vetveten dhe formohet në një parti, moderne, demokratike, bashkëkohore" – tha Milaim Fetai, anëtar i Agjencisë së Mediave.

"E përshëndes, sepse BDI po shkon përtej politikave të asaj që quhet Marrëveshje e Ohrit. Sepse vetë sfidat e shtetit shkojnë përtej asaj, vijnë fenomene të reja, vijnë sfida të reja, dhe për gjithë këto sfida duhen projekte konkrete dhe modele konkrete për ti realizuar" – deklaroi Ylber Sela, Drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.

"Si shumë herë është parashtruar pyetja se çfarë ideologjie është Bashkimi Demokratik për Integrim? Dhe përgjigjja ka qenë është parti tematike që ka dy prioritete kryesore, ajo është implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe integrimi në strukturat Euroatlantike është koha që BDI ta shtrojë pyetjen se cilat janë prioritetet e tyre kryesore" – u shpreh Rizvan Sulemani, profesor universitar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit