Kompanitë e huaja transferojnë nga Shqipëria fitime rekord prej 380 milionë eurosh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.12.2019, 11:43

Kompanitë e huaja që veprojnë në Shqipëri kanë transferuar një nivel rekord fitimesh për 9 muajt e këtij viti. Sipas të dhënave të raportuara nga Banka e Shqipërisë, në Bilancin e Pagesave, zëri i investimeve dalëse, që kryesisht është transferim i fitimeve, arriti në 380 milionë euro, me një rritje prej 30% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave historike, ky është niveli më i lartë i fitimeve të transferuara, duke ia kaluar dhe periudhën 2008-2010, kur ky tregues ishte shumë i lartë për shkak të fitimeve të mëdha të kompanive të telefonisë celulare, që kishin norma kthimi që i kalonin 50%.

Banka e Shqipërisë thotë se në tremujorin e tretë, fluksi dalës prezantohet në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit të riinvestuar (115 milionë euro), pasojë e zgjerimit të fitimit të kompanive me kapital të huaj që operojnë në vend. Në të njëjtën kohë, pagesat e interesave shënuan nivelin 25 milionë euro.

Por, krahas rritjes së fitimeve nga kompanitë e huaja, që tjetër arsye që ka nxitur transferimin e tyre, lidhet me një lehtësi fiskale të ndërmarrë nga qeveria, sipas së cilës, bizneset do të tatoheshin me 8% për fitimet e pashpërndara të realizuara në vitet 2018 e më parë (nga 15% që ishte më parë), përfshirë rezervat dhe fitimet e kapitalizuara, me kushtin që: tatimi që u përket fitimeve të pashpërndara të viteve 2017 e më parë, të paguhet brenda datës 30 shtator 2019.

Kjo nxiti një valë shpërndarjes së fitimeve të mbartura nga kompanitë e huaja, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, të ardhurat nga dividendi në janar-shtator të këtij viti ishin rreth 11 miliardë lekë (90 milionë euro), me trefishim në raport me vitin e mëparshëm. Kësaj shume i korrespondon një fitim i shpërndarë prej 137 miliardë lekësh (rreth 1.1 miliardë euro), bazuar në një nivel dividendi prej 8%.

Kompania që bëri shpërndarjen më të madhe të dividend ishte Telekom Albania. Në prill të këtij viti, Telekom Albania, operatori i dytë i telefonisë celulare në vend, ka vendosur që të shpërndajë 50 miliardë lekë (400 milionë euro) si dividend për aksionerët e Cosmote Mobile Telecommunication.

Shoqëria ka një fitim të grumbulluar të pashpërndarë në formën e rezervave, nga vitet 2001 deri në vitin 2010 dhe që tani do të shpërndahen në formën e dividendit për aksionerët. Operatori i telefonisë celulare ka derdhur 2 miliardë lekë pagesë në shtet si tatim mbi dividend.

Përfituesi i dytë më i madh ishte Banka Kombëtare Tregtare, që ka derdhur 193 milionë lekë pagesë për dividend, i ndjekur nga Tirana International Airport, me 158 milionë lekë, Raiffeisen, 67 milionë lekë, sipas tatimeve.

Këto katër kompani janë me kapital të huaj dhe kishin më shumë se 500 milionë euro fitime të pashpërndara.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit