Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugët shqiptare.
Mësohet se një motor është përplasur me një kamion në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.
Një qytetar ka dërguar edhe një video në redaksinë e JOQ Albania nga vendi i ngjarjes.
Ai tregon se motori kishte përplasur nga pas kamionin. Sipas dëshmitarit, drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.