Dy të rinjtë nga Librazhdi Olsi Hajdari dhe gruja e tij, Rezarta u helmuan pesë ditë pasi ishin martuar. Ende ka shumë hije dyshime për këtë ngjarje të rëndë.
Kujtojmë këtu se Rezarta u gjet nga vjehrra e saj gati pa shenja jete, kurse i shoqi Olsiani ishte me shkumë në gojë. Së fundmi është publikuar se cilat kanë qenë fjalët që Rezarta u ka thënë familjarëve të saj herën e fundit që foli në telefon me ta.
Mësohet se ajo u ka thënë:
Mos u mërzisni se ndihem shumë mirë! Mos qani për mua!”
I vëllai i saj thotë se të motrën ia kanë vrarë dhe në një intervistë për gazetën ‘’Shqip’’, ai thotë:
Kemi dyshime që i kanë helmuar. Njeriu nuk mund të vdesë aq lehtë nga mangalli. Kemi dyshime se dikush nga të afërmit e Olsit mund t’i ketë helmuar nga zilia. Ata të dy e donin shumë njëri-tjetrin. Janë martuar me dashuri dhe dukeshin shumë të lumtur. Ende nuk e kemi marrë veten nga ajo që ka ngjarë, por ne si familje do të bëjmë hetimet tona. Ndër të tjera, po presim që të vijë edhe ekspertiza mjeko-ligjore. Aty do të gjendet e vërteta. Folëm në telefon mbrëmjen e së enjtes, pra një natë përpara ngjarjes dhe e pyetëm se si ndihej në familjen e re. Ajo dukej mirë. Na tha që të mos e kishim merak dhe që të mos qanim për atë. Kishte vetëm pak ditë që ishte martuar dhe dukej e lumtur.’’
Kurse për Olsian Hajdarin raportohet se është ende në gjendje të rëndë.