Mëngjesin e djeshëm Enver Boriçi u ekzekutua teksa ishte duke prirë kafe në lokal. Ai ishte ish-antëtar i bandës së Lushnjes, kurse të vëllanë e kishte pasur krahun e djathtë të Aldo Bares. Arben Boriçi, i vëllai i Enverit është dënuar me burg të përjetshëm.
Me dije bëhet se ende nuk ka asnjë të shoqëruar nga polici për vrasjen e tij. Por policia deklaron se hetimet janë shtrirë në dy pista.
Nga njëra ana po hetohet se mos ekzekutimi tij ka lidhje me të shkuarën kriminale si anëtar i bandës famëkeqe dhe pista e dytë e hetimeve është se Enver Boriçi mund të jetë përfshirë në gjobëvënie, ndaj dhe e kanë ekzektuar.
Kujtojmë këtu se dje u raportua se personi që qëlloi mbi Enver Boriçin ishte i maskuar dhe u largua me një makinë që e priste afër lokalit.