Një 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Sipas mediave italiane shqiptari jetonte në Praganziol dhe punonte si shofer i një kamioni.
Po ashtu raportohet se dy kamionë u përplasën. Kjo përplasje rezultoi të ishte fatale për 37-vjeçarin, i cili ishte babai i tre fëmijevë.
Kurse drejtuesi i kamionit tjetër ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta. Identiteti i shqiptarit që ka ndërruar jetë është Ilir Filillo.
Gjithashtu mësohet se policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti të rëndë.