“Na poshtëroi tërmeti sa s’na ka poshtëruar 500 vjet robëri”, Fuga: Ky nuk është populli im!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.12.2019, 21:41

Profesori dhe akademiku i njohur, Artan Fuga, ka publikuar në faqen e tij në "Facebook", një shkrim ku pasqyron situatën në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Fugës, poshtërimin që na ka bërë tërmeti, nuk na e bënë as 500 vite robëri.

Fuga thekson se videot e bisedave në rrugë dhe shtëpi që po transmetohen në media në formë "tregtie të detyruar", po shkaktojnë një dëm të madh për dinjitetin e popullit tonë.

Ai kërkon që kjo "regji" dhe "fake news", e orkestruar nga ata "që luajnë teatër" të ndalet, pasi mjaft na ka shkaktuar tërmeti, nuk ka nevojë që poshtërimi të shtohet më tej.

Shkrimi i plotë:

Pasqyra që na rrënon dinjitetin. ——————————— Dëmi më i madh i disa videove dhe bisedave a gjysëm bisedave në rrugë a nëpër shtëpi të cilat transmetohen pastaj në televizione ose në ndonjë portal,

është se ata i paraqesin shqiptarët e zgjuar, të mënçur, dhe kritikë,

na paraqesin neve pra

si një popull:

servil, hipokrit, të paditur, të pakulturuar, të nënshtruar, gjysëm debila, madje që nuk dimë as edhe të formulojmë dot as mendime logjike!

Katastrofë e mjerueshme televizive që na ve përpara surratit pasqyrën që na shtrembëron veten tonë,

Sikur e meritojmë Piramidën mbi kokën tonë.

Sa më të rrënuar skllevërit aq më e lartë maja e Piramidës.

Me vjen keq për këtë pamje të llahtarëshme që e shoh për ditë me zë dhe figurë!

Nuk është ky populli im!

Unë e di që ata luajnë teatër, bëj kuvendin sipas vendit, shkëmbejnë pesë lajka me një çadër dimrore!

Tregti e detyruar!

Fake News i llahtarshëm!

Ndaleni këtë rregji se nuk na ka hije!

Lutem!

Na poshtëroi tërmeti aq sa nuk na ka poshtëruar as 500 vjet robëri!

Nuk ka nevojë t’a shtojmë edhe më!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit