Ditën e sotme është apeluar vendimi për Shkëlzen Hasanpapajn, i cili akuzohet si autori i atentatit ndaj Florenc Çapjas.
Raportohet se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 22 vite burg për Hasanpapajn.
Ndërkohë, Gjykata e Elbasanit pati kërkuar 10 vite burg për të, për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasjeje, por vendimi ka ndryshuar.
Hasanpapaj u arrestua në Holandë nga ku edhe u ekstradua për në Shqipëri, raporton newsbomb.al.
Ai nuk e pranoi akuzën e prokurorisë së Elbasanit, por organi i akuzës pretendoi se është një analizë ‘ADN-je’ që ka provuar se në vendngjarje ka qenë Hasanpapaj si atentator.