ANALIZA/ “Bajatllëk, mjerim dhe një Gjitholog si kryeministër”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.12.2019, 20:33

Nga Artur Zheji

I di të gjitha, Ay! Kur dhe ku ndërtohet në mënyrë pastërmetore. Di të puthë e të ndukë faqet e popullit, të përlotet, të flasë e përsëri të flasë… Të konsumojë ekzistencën e tij të përditëshme, në sy të popullit dhe për popullin. Ay, di të ndërtojë dhe të shkatërrojë me dinamit, di të drejtojë qeverinë, partinë, por edhe inxhinierët, edhe sismologët edhe muratorët, edhe çdo frymor, pavarsisht ustallëkut që njeh! Sepse Ay, kryeministri i përjetshëm e mjekërrkaçurel dhe poturegjerë (plaçkë e pagjetëshme në çdo treg kjo gjëja e gjerë lart dhe e tubuar poshtë…), është ay që është…

(Sepse, poturet alla ushtarake si të Luftës së Parë Botërore, ose përndryshe qillotat dhe kapellua alla Lenin e së gruas, e rilindur edhe ajo, janë mëvetësira të çmuara e të pagjetshme për “the people” apo ndryshe “Pabuksat” e shumtë adhurues…)

Ay pra, Gjithollogu i gjithëpërgatitur, tashmë edhe Tërmetolog e Posttërmetolog me nam, (Ej!…Çfarë fati i madh e zuri Arnautllëkun, po Arnautllëku ende nuk e di!), ka lëçitur, ka kënduar e ka përvetësuar ndërkohë, papiruset dhe librat më të thellë e më pus-ologjike (pus të thella me demek, jo gjë tjetër, mos u ngatërroni me anglishten…), e shumë vëllimëshe, të Gjithollogjisë Shqiptare si dhe asaj të Gjithollogjisë mbarë Botërore. Libra të trashë e fijetrashë apo fijehollë, të zvjerdhur apo të ndryshkur, që nga koha e Nastradinit, Nostradamusit, Haxhiqamilit, Esat Pashë Toptanit, Zogollit, Enver Hoxhës…

Por, Ay, sëfundmi shfleton edhe kryeveprën e vetshkruar dhe të vetkënduar e të vetrecituar Gjithologjike, “Shqipëria e Rilindjes postTërmet26Nëntuer2019…”, volume këto, që do ta fusin në Historinë e Shqipërisë, si kryeGjithologu i të gjithë kohërave që ishin dhe i gjithë kohrave (me vranësira ose pa vranësira) që priten të vijnë…

“Një mësues vizatimi me 8 klasë fillore” e mbiquan dikush (apo “Avokati” si e mbiquan shumica këtë burrë, dikur Mentori i tij flokëbardhë!…) Por gabim të madh bën, kush e thotë dhe kush e besoi këtë paradigëm denigruese.

Sepse Gjithollogu, gabimisht edhe Kryeministër i fshatit të shqiptarëve Jugorë, thirrur ndryshe edhe Arnautllëk apo Shqipëri, ka shpikur “kamerat pas- menderjesore” (për të mos thënë kamerat pas bythore), që bëjnë realitete të reja, e përmbysin të vjetrat.

Që e ndjekin, kamerat pasbythore pra, gjithkund ku ai lëviz menderjen, në “zgjidhje” të halleve të mëdha pasTërmetore e mbarë Arbërore.

Sepse pavarësisht që gaboi pakëz njëherë, dhe nuk ja fërshëlleu tërmetit të 21 Shtatorit, sepse ishte shumë i zënë me hartimin shterues dhe ujëtëzinxjerrës të Platformës AntiKëçëkëiste, e kapi 26 Nëntori, të dehur nga AsgjëBërja e tij e përditshme.

Porse kamerat “pasby” (shkurtim i “kamerave pasbythëse”), na rrëfejnë fuqinë magjike të kokëkrruajtjeve të tija!

Kokëkrruajtje këto, të vazhdueshme dhe të herëpashershme (gjithmonë me dorën e majtë), porse thelbësore për zgjidhjen dhe në zgjidhjen e habitëshme që ato krruarje bëjnë dhe madje që edhe një krruarje e vetme në gjithë Planetin mund të bëjë, për të zgjidhur të pazgjithshmet halle! Kamerat moderne të tipit “PasBy”, e dëshmojnë bujarisht këtë ves mrekullibërës, që e ndih, Gjithollogun e Parë, të zgjidhë çdo ekuacion e pandehmë mbi Dhe, mjafton të kruajë me thonj, anën e majtë të Çafkës (lexo Kafkës) së tij thinjoshe…

E kam thënë shpesh, e përsëri do ta përsëris po shpesh, në emër të së Vërtetës: në vetëvete dhe sidomos për Vete, Gjithollogu, rastësisht edhe kryeministër, është rob interesant, si aktor, si piktor dhe si “parlator” (lexo “fjalëthënës”), kush thotë ndryshe: “Mos u gdhiftë!”.

Por nuk mjafton kjo, pavarësisht çfarë na rrëfejnë kamerat e shumta të Televizioneve të shumta Pasby (lexo e mos harro “Televizionet pasbythore”), që ndjekin e shfaqin gjithkund ku e kur Ay, Kryeministri, lëviz menderjen e tij të rëndësishme…

E do të mbetet Fshati Arnautllëk, një arenë cirku apo një skenë Teatri, ku Ay, Gjithollogu kryeministror, do na rrëfejë e do na gajasë me barcaleta në mes të acarit të ftohtë PostTërmetor!

Dhe populli do, s’do, do të ngrohet kështu, veç me fjalët e tij pambarim, gjithmonë e më shumë pa kuptim, pa zgjidhje dhe pa përmbajtje. Mjerë Arnautllëku postTërmet, për Gjithollogun që ka për haje groshë bajate, mëngjes, drekë e darkë…

Ku ishim?

Asgjëkundi!

Ke jemi? Le të na e thonë kamerat Pasby me cilësi të lartë…

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit