Pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, pasgoditjet vijojnë të shkundin tokën.
Gjatës natës së shkuar, Durrësi, Tirana e Lezha janë goditur nga të tjera paslëkundje.
Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 4.4 dhe 3 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tyre ishte në fshatin Shetaj të Durrësit.
Banorët e këtij fshati kanë dalë mbrëmjen e djeshme menjëherë pas lëkundjes me magnitudë 4.4, e cila u ndje shumë dhe riktheu frikën dhe panikun, pasi prej disa ditësh nuk ishin regjistruar lëkundje me magnitudë më të lartë se 3.5.
Familja Minja është prej familjeve që jeton mes çadrës dhe banesës.
Për "Top Channel", ata janë shprehur:
Ndërkohë ditën e sotme është regjistruar vetëm një pasgoditje me magnitudë 2.6, rreth orës 13:00.