Banesat që janë dëmtuar nga lëkundjet e forta sizmike të 26 nëntorit janë të shumta. Midis tyre edhe godina numër. 15 në Qytetin Studenti, ku prej vitesh jetonin disa familje.
Kjo godinë pasi u inspektua u shpall si e pabanueshme për shkak të dëmtimeve të shumta. Sipas informacioneve paraprake puna për shembjen e saj ka nisur. Po ashtu në Qytetin Studenti do të shemben edhe dy godina të tjera që kanë pësuar dëme të mëdha.
Kurse në orë 13:00 pritet që të shembet pallati 5-katësh në zonën e Durrësit nga IKMT-ja. Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori 51 jetë la edhe me mijëra familje të pasterehë.