“Nuk i vrau tërmeti, ishte kronikë e një vrasje të paralajmëruar! Mos ia hidhni fajin Zotit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.12.2019, 18:34

Ish-deputetja, Mesila Doda, ka hedhur akzua të forta kundër qeverisë dhe pushtetit lokal në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që goditi vendin, që la pas 51 viktima.

Përmes një statusi në "Facebook", Doda shprehet se nuk ishte tërmeti dhe as Zoti që u mori jetën viktimave, por mospërfillja e pushtetit për dëmet e tërmetit të 21 shtatorit që shkaktoi këtë tragjedi.

Sipas saj, pajisja me leje e objekteve në kundërshtim me rregullat, betoni i ish-kryebashkiakut Dako bënë që një qytet të dergjet si në skena apokalipsi.

Reagimi i plotë:

Dje maxhoranca zgjodhi Prokurorin e Përgjithshem, vazhdoi me kodin elektoral e po vazhdon te beje politike cdo dite qe ti zgjase jeten vetes…

Askush nuk mund te guxoje me te me thote te mos bej politike as mua e askujt tjeter, sepse une do merrem me politike dhe me kete maskarallek qe e ka emrin rilindje e qe po vret shqiptaret si ne nje film horror.

Ende jane 51 shqiptare qe sdihet pse humben jeten ose me sakte dihet fare mire… babezia dhe mosperfillja e rilindasve per demet e termetit te 21 shtatorit, pajisja me leje objekteve ne kundershtim me rregullat, betoni i Gjushit e te gjitha te tjerat me rradhe bene qe nje qytet te dergjet sot si ne skena Apokalipsi…

Vijne verdalle dhe ende nuk kane emra fajtoresh e nuk kane as brerjen me te vogel te ndergjegjes kjo qeveri qensh qe as nje qen per be nuk kishte te kerkonte te zhdukurit ne rrenoja diten e qametit… nuk kishin as doreza per te germuar… nuk kishin asgje forcat e emergjences qe “ishin te pergatitura si kurre me pare” per te perballuar cdo emergjence…

Pame vetem nje nekrofil qe shkonte nga nje vaki ne tjetren qe te bertiste une skam faj, dhe nderkohe e harroi sfilaten e ministrave ne 21 shtator kur tregonin se si i kishin plotesuar detyrat…

Nuk i vrau termeti… ishte kronike e nje vrasje te paralajmeruar ndaj boll me e mos ja hidh fajin Zotit…

Zoti nuk vret, vrasin godinat e je pergjegjes deri ne nje, ti dhe vartesit e tu, qe te mbushur me vanitet e babzi leshuan vulen e vdekjes ku munden.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit