Rreth 50 shtëpi janë dëmtuar edhe në fshatin Zheje të Kurbinit nga tërmeti. Banorët që prej ditësh qëndorjnë në qiell të hapur thonë se nuk ka shkuar asnjë grup inspektimi për të parë gjendjen e banesave.
Shumë zona të Kurbinit nuk janë inspektuar fare nga inxhinjerët. Ky është dhe rasti i banesave në fshatin ku u zhvillua Beteja e Albulenës, në Zheje të Kurbinit.
Siç thonë banorët, rreth 50 banesa janë dëmtuar dhe askush nuk e ka çarë kokën. Tom Tota është një prej banorëve të zonës, i cili për ABC Neës shprehet se prej ditësh 14 pjesëtarët e dy shtëpive të tij, nuk guxojnë të hyjnë në banesat e tyre.
Ai thotë se këto ndërtesa nuk kanë garanci, por sërish asksuh nga shteti nuk ka shkuar për t'i parë. Madje, gruaja e Totës bën me dije se nuk u janë dhënë as çadra e as ushqime.
Tom Tota thotë: