Një 34 vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij shtatzënë janë vënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e së mërkurës, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Siç mësohet nga mediat italiane, droga u gjet e fshehur në reçipetat e gruas 28-vjeçare. Ka qenë burri ai që ka marrë përsipër fajin, duke thënë se e shoqja nuk ka lidhje me këtë gjë.
Sipas tij, lëndën narkotike e kishte blerë për përdorim personal.
Çifti u vu në pranga pas një hetimi nga policia në Macerata mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkohë të premten u paraqitën para gjykatës për masat e sigurisë.
Përpara trupit gjykues, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i plotë, tha:
Ndërkohë sipas mediave, çifti u kap pas operacionit të së mërkurës në banesën e tyre në një pallat në Macerata. 34-vjeçari u ndalua në momentin që doli nga pallati. Pas kësaj ai i bërtiti gruas, e cila sipas policisë e fshehu drogën në reçipeta. Pas kontrolleve ata u arrestuan.
Mësohet se 28-vjeçarja është 7-muajshe shtatzënë. Ndërkohë, gjykata la në burg burrin, ndërsa në arrest shtëpie gruan.
Foto ilustruese