“Kryeministër që bën pazar me vdekjen! Kush jua dha lejen, ata prindër fatkeqë të shuar në rrënoja?!”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.12.2019, 22:37

Gazetari Basir Çollaku ka shpërthyer në akuza kundër kryeministrit Rama, pasi ky i fundit doli live në ERTV me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit, pasi u hodhën nga dritarja.

Në video-transmetimin e kryeministrit, fëmijët u takuan me yllin portugez, Cristiano Ronaldo dhe portierin e famshëm italian, Gianluigi Buffon.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Çollaku e cilëson këtë si propagandë, ndërsa akuzon Ramën se po bën pazar me vdekjen.

Me të drejtë Çollaku ngre këtë pyetje: Cilët prindër ja dhanë prokurën të merrte të miturit me vete? Kush jua dha lejen, ata prindër fatkeqë të shuar në rrënoja?!!

Reagimi i plotë:

KM që bën pazar me vdekjen… Rama paska bërë hatanë. Dy fëmijë të mbijetuar i ka takuar me Ronaldon dhe Bufon duke pikasur realizim ëndrrash për ta.. Cilët prindër ja dhanë prokurën të merrte të miturit me vete? Kush jua dha lejen, ata prindër fatkeqë të shuar në rrënoja?!! Apo ende pa ikur ditët e mortit, ky nis tallavanë mediatike për vete.. Po fëmijët që sonte për të njëjtat pasoja, flenë në shi, edhe pa çadër, edhe pa strehë, pa ndihmë, pa mbështetje, e ndoshta as për të ngrënë, cilën ëndërr realizojnë? Çfarë përfitojnë nga teatri i Ramës gjithë ditën live në ertv dhe mediat e tjera satelite… Dhe ata presin shokun e Ronaldo-Bufon, apo kryekoncesionarin të bëjë kabull dhe hapë sytë kudo. Nuk hahet propoganda kaq shpifur…KM që bën pazar me vdekjen.. Do ju ndëshkojë Zoti. Ju bëfsha panikun…"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit