Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë qytetin e Durrësit pa Gjykatë Apeli, për shkak se ndërtesa e këtij institucioni ka pësuar dëmtime nga lëkundjet e fuqishme që tronditën vendin.
Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka lajmëruar se Gjykata e Apelit Durrës do të zhvendoset në Kavajë.
Sipas KLGJ, seancat gjyqësore do të mbahen në Kavajë, deri në përfundimin e rikonstruksionit të godinës së Gjykatës së Apelit.
Në Durrës, tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit ka rrënuar terësisht qindra banesa dhe ka dëmtuar mijëra të tjera.
