Letra prekëse e vogëlushes italiane për fëmijët shqiptarë pas tërmetit dhe një 5 eurosh brenda në zarf

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.12.2019, 14:26

Emily, një vajzë e vogël nga Agordo, i shkroi një letër të veçantë provincës së Bellunos, adresuar vullnetarëve të Mbrojtjes Civile. Ndërkohë, brenda zarfit kishte futur edhe një kartëmonedhë 5 euro.

Në letrën prekëse të të voglës shkruhet një mendim edhe për fëmijët shqiptarë, të cilët mëngjesin e 26 nëntorit, ndoshta kishin ngelur edhe pa ngrënë.

Vogëlushja shkruan:

E dashur Mbrojtja Civile e Bellunos Unë jam Emily dhe po ju shkruaj sepse sot në mëngjes, sapo u zgjova, dëgjova një lajm të keq në emisionin e lajmeve. Mami, e cila po pinte kafenë, më shpjegoi se në Shqipëri ka pasur një tërmet shumë të fortë. Më shkoi mendja te të gjithë fëmijët që flinin në krevatët e ngrohtë, pranë mamit e babit apo me vëllezërit e motrat. Do jenë trembur shumë. Më vjen shumë keq, shpresoj të mos dëgjoj më nga këtë lajme. Nga frika, ata fëmijë nuk do kenë ngrënë as mëngjes. Unë nuk jam shqiptare, por do të doja t’u thosha atyre fëmijëve që dua të jem shoqja e tyre e zemrës. Nuk di se si, por do të doja që ju të Mbrojtjes Civile të më ndihmonit t’u dërgoj fëmijëve të Shqipërisë vizatimin tim, kështu që të mund ta shohin që kam menduar për ta dhe që më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur. Shpresoj që të jenë përsëri të qetë e të lumtur me familjet e tyre. Përshëndetje fëmijë shqiptarë. Po ju dërgoj edhe 5 euro, që të mund të hani mëngjes nesër”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit