Edi Rama ndodhet në Bratislavë ku Shqipëria pritet të marrë sot presidencën e OSBE-së.
Mirëpo vëmendjen e këtij takimi, Rama nuk ia ka lënë ngjarjes, por vetes, duke u sjellë në mënyrë të pazakontë dhe paksa të turpshme në pritje të fjalimit që do të mbajë.
Nga një video e postuar prej tij, Rama shihet me këmbët lart në tavolinë teksa jep udhëzime mbi hartimin e fjalimit që do të mbajë.
Një taktikë e njohur kjo e kryeministrit ku sa herë që ka ngjarje kritike për vendin, në këtë rast situata pas-tërmetit, ai vendos që me sjelljet e tij vëmendja të kalojë te ai, duke lënë pas kritikat që mund të jenë për keqmenaxhimin e situatës.
Teksa je në pritje për të folur mbi presidencën e zyrave ku ndodhesh, të sillesh si djalë lagjeje, vetëm kryeministri i Shqipërisë e bën.
Mesa duket Rama i paska vënë të gjitha gjërat në terezi dhe e vetmja gjë që i ka mbetur të bëjë është vendosja e këmbëve mbi tavolinë për të shijuar arritjet, që vetëm ai i sheh.
Bratislavë, Sllovaki – Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱 Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE🙏 #ShqipërianëKrye🇦🇱
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 6 décembre 2019