Më 9 dhjetor nis mësimi në qarqet Durrës, Bashkia Kurbin, Bashkia Vorë dhe Bashkia Tiranë. Në të gjitha bashkitë e tjera ku mësimi ishte pezulluar, ka filluar më datë 5 dhjetor.
Sipas Ministrisë së Arsimit, shkollat e dëmtuara kanë plan zhvendosjeje dhe transport të siguruar. Ministria po ashtu ka shpërndarë në Fb se çfarë duhet të bëjnë nxënësit dhe mësuesit në rast tërmeti gjatë orës së mësimit.
Sipas fotografisë së shpërndarë nga ministria e Arsimit, në rast se bie tërmet, të gjithë duhet të përkulen, të mbulohen dhe të presin. Me mbulim nënkuptohet futja nën tavolina apo ambiente të tjera, të sigurta që nuk shkatërrohen nga rënia e objekteve të forta, në rast rreziku.
Pra, tani e dini ç'duhet të bëni dhe s'jeni më të rrezikuar!