Ka ndërruar jetë një nga të plagosurit e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik.
Raportohet se 63-vjeçarja, Marije Leka ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Viktima udhëtonte së bashku me të birin në një automjet, i cili u përplas me një kamion.
Aksidenti u regjistrua në afërsi të fshatit Shtoj i Vjetër.
Si pasojë e përplasjes midis makinës dhe kamionit mbeti i plagosur edhe djali i viktimës, Petrit Tom Leka, 21-vjeç.
Të plagosurit e tjerë janë shtetasit: Sylë Palnikaj, 63 vjeç dhe Katrinë Palnikaj, 56 vjeçe.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës: