Zlatan Ibrahimoviç dhe Marko Materazi janë duke hedhur kunja në distancë për njëri-tjetrin.
Fillimisht ishte Zlatan u cili deklaroi se kishte pritur 4 vjet për ta dërguar në spital italianin, ndërsa tashmë ka ardhur edhe kundërpërgjigjia e ish-mbrojtësit të Interit.
Ai ka publikuar një fotografi të Champions League-ës së fituar në vitin 2010, ku Interi dhe ai fituan tripletën e famshme. Foton e ka shoqëruar edhe me një mesazh thumbues.
Marko shkruan:
Kujtojmë që Zlatan Ibrahimovic nuk ka fituar asnjëherë trofeun e Champions League, pavarësisht se ka luajtur me disa nga ekipet më të njohura europiane... Të shohim a do ketë një tjetër kundërpërgjigje nga suedezi.