Efekti “tërmet”, rriten me 50-70 euro çmimet e qirave në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.12.2019, 12:19

Shoku i pas tërmetit të 26 nëntorit duket se ia ka lënë vendin kërkesës emergjente të një vendi për të futur kokën. Në Tiranë numërohen rreth 1300 shtëpi të pabanueshme, sipas të dhënave zyrtare nga Zyra e Ministrit Fuqiplotë për Adresimin e Pasojave të Tërmetit, të cilët duhet të akomodohen në shtëpi të sigurta. Ndërkohë që shumë qytetarë që jetojnë në katet e larta në Tiranë po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente që janë në katet përdhese apo në shtëpi private.

Xheni Jahja nga Tirana Real Estate tha për Monitor se ditët e fundit ka pasur një kërkesë në rritje qiraxhinjve që kërkojnë që të lëvizin drejt kateve të para, apo shtëpive private. Megjithatë Jahja i cilëson kërkesat e individëve që jetojnë në katet e larta si provizore, pasi i kërkojnë për një periudhë afatshkurtër. Një pjesë sipas saj kërkojnë të zhvendosen për arsye sigurie, ndërsa pjesa tjetër kanë pasur dëmtime të banesës.

Genc Zike nga agjencia DevInf, gjithashtu, thotë se ka pasur një kërkesë të shtuar për shtëpitë në katet e para dhe për shtëpitë private.

Edhe Juliana Nela, broker në kompaninë Remax, konfirmoi tendencën në rritje për shtëpi me qira, ku përveç atyre që duan të ndryshojnë shtëpitë e kateve të larta, janë edhe ata që shtëpitë kanë dalë të pabanuara dhe kanë mundësi financiare për të jetuar këto ditë në shtëpi me qira.

Juliana Nela nga Remax, thotë se është vënë re një rritje e çmimit të qirasë. Në shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj. Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë apo 250 euro, nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmim.

Si do të përballohet kërkesa e shtuar?

Agjencitë e pasurive të paluajtshme thonë se do të jetë e vështirë që të përballohet ky fluks i menjëhershëm i kërkesave për qira. Tirana ka një ofertë të limituar të shtëpive me qira në këto moment kur kanë filluar edhe universitetet dhe do të jetë deri diku e vështirë për qiramarrësit e rinj që të kërkojnë shtëpi ekonomike.

Genc Zike nga Devinf, sqaron:

Tregu i qiradhënies është i limituar në Tiranë për shtëpitë që vijnëme cmime ekonomike".

Gjatë ditës së djeshme Bashkia Tiranë njoftoi se do të mbështesë me bonus qiraje për një vit të gjitha familjet që kanë ngelur të pastrehë gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë, derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare për banesën e tyre.

Bashkia Tiranë pret që deri në fund të muajit ky proces të jetë përmbyllur.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit