Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë për vitin 2019. Ai ka fituar mbrëmjen e djeshme“Topin e Artë” për herë të gjashtë në karrierën e tij, pas atyre në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015.
Natyrisht, në ceremoninë e mbajtur në Paris, nuk mund të mungonte dhe fjalimi emocionues i “pleshtit”, i deklaroi se këto janë vitet e tij të fundit në futbollin e luajtur.
Messi tha:
Dua të falenderoj të gjithë gazetarët që votuan dhe donin që unë ta fitoja këtë çmim. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë shokët e ekipit. Më kujtohet që për “Topin e Artë” të parë erdha në Paris kur isha 22 vjeç me tre vëllezërit e mi, ishte e pabesueshme atëherë. Tani, 10 vite më vonë, është një moment ndryshe, shumë special në jetën time personale me gruan dhe tre fëmijët e mi që më shoqërojnë. Falë Zotit mund të bëj atë që dashuroj që kur isha një apo dy vjeç dhe nëse do Zoti më mbeten ende vite të tjera për ta bërë një gjë të tillë. Jam i ndërgjegjshëm për moshën që kam dhe këto momente gëzojnë më shumë pasi po afron momenti i tërheqjes nga futbolli dhe është i vështirë. Nuk është momenti tani normalisht, por koha kalon shpejt. Shpresoj që të vazhdoj t’i gëzohem futbollit, familjes time, rivalëve dhe kësaj jete që kam”.